Free Essay

Autobyography

In: People

Submitted By danielaferko
Words 1011
Pages 5
Autobiografi
Emri im eshte Daniela Ferko. Kam lindur ne nje kohe krize per vendin tim , por pas lindjes sime ne 18 nentor 1997 vendi sikur u qetesua disi. Bej shaka, une s’ndikova fare. :) Une isha femija e pare ne familjen time. Mami im ishte shume e bukur e re dhe si shpirte, babi gjithashtu , dhe vazhdojne te jene. Une isha shume e kuqe me tipare te bardha sy bojeqielli dhe pak e shemtuar, gjithsesi isha bebe. Ne moshen nje vjecare me prinderit e mi shkuam ne Greqi. Sipas historive qe me tregon mami , sepse une nuk mbaj mend shume gjera, u ambientova shume shpejte madje mesova rrjedhshem greqishten. Tani nuk mund te them asnje fjale. Pas dy vjetesh qendrimi atje u kthyem ne Shqiperi . Kur u ktheva ketu gjeja qe kisha me shume qef ishte te shkoja nga gjyshja nga ana e mamit. Me kujtohen shume mire ato mbasdite te gezueshme kur nena ime me mbante prej dore dhe me shetiste neper parqet e qytetit. Tezja ime me e madhe me donte shume fare edhe une e doja shume shume ,madje vazhdoje ta dua. Ne ato kohe rreth viteve 2000 ajo ishte studente ne Tirane ,por per te me bere mua qefin kursente leket nga ushqimin dhe me blinte lodra. Dhe si te gjithe femijet qe i duan shume lodrat edhe une i doja , por me shume dhuruesin e tyre. Kur isha kater vjece lindi Juxhini, vellai im. Ne fillim isha shume xheloze pasi mamin e doja vetem per vete , edhe vellain e doja ,por me kushtin qe te mos ma merrte mamin. Kur u bera per ne klase te pare me ne fund e kuptova qe mami ishte e te dyve dhe nuk do te ma merrte njeri. Ne klasen e pare rashe me mesuese V. Lloshin dhe 16 nxenes te tjere. Ishte pak e veshtire per mua te ambientohesha pasi per vec familjes une s”njihja tjeter. Shoqa ime e pare ishte Lori madje shoqeria jone ishte aq e forte sa vazhdon te mbijetoje akoma ne oqeanin e pashprese te shoqerise se sotme. Ishte ajo e cila insistoi ne shoqerine tone. Nuk isha fare miqesore , aspak e dashur dhe shume serioze ndaj miqeve te rinj , por Lori me buzeqeshte dhe ato buzeqeshjet e saj ishin si sherbet per embelsiren time te djegur qe quhej shoqeri. Ajo arriti ta bente te shijshme, dhe tani kam shume miq do te ishte e vertete ne qofte se do te thosha qe kam me shume shok e shoqe se ajo vete. Heh c”ironi nxenesi ia kaloi mesuesit. Ne ate moshe edhe pse me Lorin arrita te lidhja nje miqesi kjo s”ishte e thene te ndodhte me pjesen tjeter te klases. Klasa e dyte ishte dhe koha kur doli ne pah vullneti dhe deshira ose ambicia ime per te mesuar. Doja te isha e para , asnjeri nuk mund te ma kalonte pasi e quaja deshtim. Mbaj mend dy “rivalet ” e mi me te forte , Enilsi ne matematik , Kamela ne letersi. Edhe pse tani kisha filluar te qeshja me te gjithe , perfshire edhe “rivalet ” , perbrenda zieja si vullkan aktiv qe nga casti ne cast do te shpertheja. Ziliqare dhe llastice e pa ndreqshme. Por jo ,ndryshova. Kur shkova ne klase te peste nderrova mesuesen kujdestare. Ne vend te saj erdhi mesuese D. Gjino , per mua shume e bukur krahasuar me mesueset plaka dhe te shendoshta qe kisha pasur deri atehere. Diten e pare me zune te dridhurat, kisha frike kur lexoja , mendoja me vete : ”Po sikur ti ngaterroj fjalet? ”. Ia dola mbane nuk i ngaterrova fjalet. Ne klasen e gjashte perseri nje problem. Mesuesit nuk me njihnin dhe e shtrengonin doren ne vendosjen e notave. Une qe kisha qene me te gjitha 10-ta njihja tani teten. O Zot nje katastrofe. Ata s”me donin , e vetmja perkrahje ishte mami dhe mesuese Dorina. Ata me vinin nota te keqija une qaja , ata me hidhnin fjale une qaja, ata s”me degjonin une qaja. Po ku qaja valle? Ne krahet e engjellit I cili eshte aty gjithmone per ty ………mami. Ajo me dha disa keshilla qe edhe sot i kam vath ne vesh. Dhe gjithcka ndryshoi. Une punoja me shume dhe nuk qaja me , mesuesit me njohen dhe u zbuten disi. Nje nga goditjet me te medha qe me ka dhene jeta ka qene casti kur dallga me mori dhe me perplasi te shkembinjte me te thepisur ne bote. Mami im u semure.
Megjithese nuk e mbaj mend shume mire ate enderr te keqe me kujtohet kur futesha ne dhome e qaja. Ne ate kohe megjithese nuk kisha shume informacione per semundjen e saj ma copetonte ne mijra pjese zemren me thike vetem fakti. Pas kesaj lexova cdo gje qe lidhej me kete helm, cdo gje. Nate per nate i lutesha Zotit ta linte me mua. Ai me degjoi , i degjoi lutjet e nje adoleshenteje te vogel qe se meritonte kete goditje prej nje grushti te hekurt. Sa here qe e shikoja doja te futesha ne kraharorin e saj dhe kurre mos te largohesha . Doja te beja gjithcka per te madje po te me kerkonin zemren e jepja. Doni kembet , syte , duart? Urdhero. Edhe po te ishte e nevojshme vegjetoja. Ne bregun qe dola nga kjo perplasje dielli kishte lindur. Familjes sime iu rikthye buzeqeshja . Tashme ne ishim me te bashkuar se kurre. Kjo eshte dhe koha qe une u lidha me shume me mamin Bancin tim. Tani jam ne klasen e nente. E lumtur qe marr fryme. Mezi po pres qe te jap provimet dhe te filloj nje epoke te re.E di , do te me marr malli per gjithcka. Miqte , mesuesit , klasat , oborri i piset, pemet e thara, palestra e varfer, madje dhe roja Tomi. Atje ku do te shkoj do perpiqem si gjithmone te jem me e mira. Pse jo? Te gjitha mundesite i kam. Pastaj vine planet per te ardhmen , qe me pak mund do te behen realitet. Sepse asnjehere s”duhet te kemi frike nga nje perplasje, edhe kur perplasen Planete nga Kaosi gjithmone lind nje YLL.

DANIELA FERKO

Similar Documents