Free Essay

Emirjani

In:

Submitted By emirjanspahiu
Words 688
Pages 3
100 vjet pavaresi

Me duket enderr, shume larg realitetit, kane kaluar plote 100 vjet! Eshte shkruar aq shume histori per njeqind vjet. Eshte qendisur nje flamur, nje histori. Kemi krijuar nje identitet duke bere histori heronjsh.
Vitet kalonin dhe çdo nentor festohej zhurmshem, por ky vit eshte ndryshe, eshte njesoj sikur te mbyllesh nje kapitull te nje libri plote me ngjarje,
Jemi te lire prej njeqind vitesh dhe kjo do te thote shume. Ne brezi modern edhe mund te mos e kuptojme, por kur guxoj dhe pyes gjysherit e mi. Mendoj: Ata po kane jetuar vrullshem, kane mposhtur friken, jane kthyer ne heronje qe sot te mos ishim, as serbe, as grek, as turq.
Jane sakrifikuar duke lidhur nje bese, duke i bere balle sulmeve pa e vrare mendjen se ne nje moment apo ne nje tjeter mund t'u keputej jeta.
Kane perballuar shiun, bresherin, kane lexuar, botuar shqip fshehurazi, nene driten verbuese te qirinjeve. Kane perhapur kulture si te ishin duke dhuruar jete, me aq dashuri dhe kujdes.
Asgje nuk do kishte ndodhur pa heronjte tane, qe luftuan me laps dhe me leter, me nje mision qe ne sot te krenoheshim me ta, dhe te festonim te pavarur, si shqipetare!

E shikoni si ehste Shqiperia gjithe keto dite, e ndjeni freskine e festes se madhe. E kuptoni se çfare dite po afron.
Njeqind vjetori dhe nuk eshte pak, kaq shume histori, kaq shume kohe te lire perfundimisht, me stemen tone shqipetare, me shqiponjen perkrenare.
Me koken lart duke thene: Jam Shqipetare! Jam ballkanasi me i vjeter. Me nje histori gjigande te shkruar me lufte, me laps, me leter, fshehurazi, neper shtypeshkronja, neper bodrume, me libra te vjeter perpara duke u lumturuar sepse nje gjuhe qe donin ta shkaterronin, mbijetoi dhe sot e kesaj dite.
Me nje lufte, me me te fuqishmit, neper beteja si neper filma, me fjalime si neper perandori, dhe me force zemre duke luftuar.
Jam krenar, i lumtur, i gezuar, qe Shqiperia nuk humbi, qe flamuri u valvit per njqind vjet!
Jam krenar qe une sot jam shqipetare!
Mund ta them me plote goje, me plote dashuri, qe po te mos ishin, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe shume te tjere, sot nuk e di se ku mund te isha, ose nuk do egzistoja ose do isha turk ose italian. Nuk do me simbolizonte ne menyre patriotike ai flamur kuq e zi!
Nuk do isha duke pritur me emocion festen e madhe, ditlindjen dhe pervjetorin e veçante. Gezuar Shqiperi, krenar qe festoj me ty!
Jemi ne gjendje te valvisim shqiponjen varur mbi nje shtize dhe te tregojme historine femijeve tane nje dite. T'u themi me plote krenari se Ismail Qemali, beri namin ne Vlore, ngriti Flamurin mes luftrash, guxoi me burrat e tjere te lidhur me nje bese. Ia Doli njerez, ia doli! Beri buj ne shesh, pastroi plehra te huajsh neper qytete, jo vetem ai por edhe paraardhesit tane, qe perveçese patriota, te bashkuar triumfuan, ne ate moment kur askush nuk e priste. Dhe ne sot festojme, festojme vetem pa ata, duke i kujtuar çdo vit dhe duke i falenderuar, çdo nenetor. Faleminderit Heronje, pa ju nuk do te kishte Shqiperi, as histori, as flamur, mbi te gjitha as une nuk do te egzistoja!
Sa shume shkrime per ty Shqiperi, sa shume lufte, sa shume flijime dhe ne fund nje histori dhe nje shtet, nje flamur.
E dini sa me pelqen atmosfera e festes, aq shume sa mezi po e pres ate dite, sepse dua ti shikoj te gjithe te brohorasin, dua ti shikoj te gjithe me flamur neper duar, dua ta shikoj gjithe Shqiperin kuq e zi. Sepse ashtu ndjehet aroma e pavaresise, ash tu kuptohet rendesia e saj, ashtu ndizen ndjenjat e patriotizmit.
Dikur kur lexoja historine, me dukej e pabesueshme, me dukej si film mes rreshtash por sakrifica e burrave te zgjuar, te bashkuar na çoi ketu ku jemi njerez. Na dhuroi nje shtet, nje kombe, nje emer. Na dhuroi ndjenjat e patriotizmit, te tolerances dhe besnikerise. Krenar qe jam shqipetare. Edhe plote vite te tjera pavaresi Shqiperi! Historia jote do vazhdoje te shkruhet midis reshtash, sa te jemi gjalle!

Similar Documents