Free Essay

Mesazhi Universal I Muhammedit A.S

In: Religion Topics

Submitted By sidorela19
Words 431
Pages 2
Zhvillohet simpoziumi me temë: Mesazhi Universal i Muhammedit a.s
Universiteti Bedër në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizuan me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhammed a.s, simpoziumin me temë: “Mesazhi Universal i Muhammedit a.s”
Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua në sallën e konferencave të universitetit, ishin të pranishëm, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Z. Skënder Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj si dhe Rektori i Universitetit Bedër Prof. Dr. Ferdinand Gjana, të cilët mbajtën edhe përshëndetjet e rastit.
Ndërsa paneli i referuesve, i drejtuar nga Z. Veton Tulla, pedagog në departamentin e Shkencave Islame në Universitetin Bedër, përbëhej nga: Z. Ali Zaimi, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Elvis Naçi, Drejtor i thirrjes Islame në Komunitetin Musliman, Z. Sabaudin Jashari, Teolog dhe Z. Muhamed Sytari, Myftiu i Qarkut Shkodër.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i universitetit Prof. Dr. Ferdinand Gjana pasi falenderoi organizatorët dhe të pranishmit në aktivitet u shpreh se kur sheh situatën në botë e kupton sa i rëndësishëm dhe i nevojshëm është mesazhi i Profetit Muhamed.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë iu bie një peshë shumë e madhe për të treguar në mënyrën më ideale, më të mirë bukuritë e besimit islam që Allahu nëpërmjet të dërguarit të tij na i bëri të ditura. ”, tha z. Gjana.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, në fjalën e tij theksoi se fjalët gjunjëzohen kur bëhet fjalë për profetin Muhamed a.s. dhe se ne mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë.
“Fjalët gjunjëzohen kur flasim për Profetin e fundit Hz. Muhamed a.s., por nuk ka më bukur kur i referohemi Kuranit famëlartë, ku krijuesi i gjithësisë thotë për të së ai ka ardhur si mëshirë për botërat. Në mësuam nga ai se si duhet të jetë një mysliman i mirë. Mësuam se një mysliman i mirë është ai që kujdeset për familjen e tij, për të vobektët për jetimët dhe është shembull për njerëzit dhe mbi të gjitha është i vetëdijshëm për raportin që duhet të ketë me Krijuesin e Gjithësisë”, tha kryetari Bruçaj.
Edhe Kryegjyshi i Bektashinjve Z. Edmond Brahimaj vlerësoi figurën e lartë të Profetit Muhamed a.s. ku solli në fokus shembuj ilustrues nga historia profetike.
Aktiviteti vazhdoi më tej me zhvillimin e temave të tjera nga panelistët e ftuar, përmendim këtu: “Muhamedi a.s. simbol i dhembshurisë dhe mëshirës” nga z. Elvis Naçi; “Porositë e Profetit Muhamed a.s. për kërkimin e dijes”, nga z. Sabaudin Jashari; “Muhamedi a.s. shembull për t’u ndjekur”, nga z. Muhamed Sytari.

Similar Documents