Free Essay

Sipermarresi Dhe Menaxheri

In: Business and Management

Submitted By nora97
Words 505
Pages 3
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Ekonomisë Informatikë Ekonomike Tiranë, Shqipëri

-------------------------------------------------

Tema: Nga dallon sipërmarrësi nga manaxheri

Punoi: Leonora Bajraktari Drejtuar: Erila Hasko

Shpeshherë termat sipërmarrës dhe manaxher konsiderohen te ngjashme, mirëpo ne terma ekonomikë ato kanë kuptime të ndryshme Sipërmarrësi konsiderohet si një njeri që organizon, drejton dhe merr përsipër risk. Sipërmarrësi ka një vizion, dhe aftësi për të kuptuar nevojat e tregut dhe plotësimin e tyre me ide novatore. Ndërsa manaxheri është një njeri i cili është në krye të një grupi dhe detyrash të caktuara.
Dallimet midis sipërmarrësit dhe manaxherit në: * qëllim: Një sipermarrës ka si qëllim kryesor ngritjen e nje sipermarrje të veten ndërsa manaxheri ka si qëllim kryerjen e shërbimeve të tij në një sipërmarrje që është krijuar nga dikush tjetër. * status: Një sipërmarrrës është pronar i biznesit ndërsa një manaxher është thjësht një punojnës një biznes. * marrjen e rrezikut: Një sipërmarrës merr përsipër të gjitha rreziqet dhe pasiguritë me të cilat përballet ai ndërsa manaxheri si një punonjës nuk ndërmerr asnjë risk. * shpërblim: Shpërblimi i një sipërmarrësi është fitimi, i cili shpesh është i papërcaktuar. Ndërsa manaxheri ka një shpërblim të përcaktuar që është paga e tij mujore. * inovacion: Një sipërmarrës mendon se çfarë dhe si të prodhojë produkte që ndryshojnë kërkesat e konsumatorëve, prandaj ai mund të quhet një novator. Ndërsa thjesht ekzekuton planet e ndërmarra nga sipërmarrësi. Kështu një manaxher thjesht vë në zbatim idetë e sipërmarrësit. * kualifikim: Sipërmarrësi duhet ti zotërojë të gjitha këto cilësi si: aftësi motivuese, i gatshëm të provojë dicka të re, largpamës, ndërmarrës i riskut etj. Ndërsa manaxheri duhet të zotërojë kualifikime të ndryshme në termat e njohurive te teorisë së manaxhimit dhe praktikë.
Në bazë të pikave të mësipërme shohim që sipermarrësi ndryshon nga manaxheri. Ndonjëherë një sipërmarrës mund të bëhet një manaxher mirëpo një manaxher nuk mund të jetë një sipërmarrës. Në fund të fundit sipërmarrësi është një pronar ndërsa manaxheri thjesht një punonjës.

Avantazhet e sipërmarrësit janë: * Pavarësia * Mundësi për të arritur potencialin e plotë * Fleksibiliteti * Mundësi për të kontribuar për shoqërinë dhe për t’u bërë i njohur * Mundësi për të arritur dhe përdorur plotësisht fitimet
Ndërsa avantazhet e manaxherit janë: * Mundësi karriere * Njihet si përfaqësues i njësisë ekonomike * Te ardhura të mëdha * Shembull për të tjerët * Ndjenja e vlerësimit dhe mbështetjes
Disavantazhet e sipërmarrësit janë: * Pasiguria për të ardhmen * Risku i humbjes së gjihë kapitalit të investuar * Humbja është ekonomike dhe psikologjike * Orë të gjata në punë * Përgjegjësi e plotë
Ndërsa disavantazhet e manaxherit janë: * Orë të gjata pune * Përgjegjësi e lartë * Nën presion të vazhdushem * Konsiderohet shtylla e njësisë ekonomike, dhe cdo gjë varet nga ai

Pavarësisht të gjithave ndërmjet sipërmarrësit dhe manaxherit ka mjaft ngjashmëri, që janë: Sipërmarrësi dhe manaxheri kanë qëllim të përbashket. * Të dy kanë autoritetin vendimmarrës * Të dy kanë njohuri të mjaftueshme në biznes * Të dy kanë aftësinë për menaxhimin e biznesit * Të dy kanë aftësinë e parashikimit

REFERENCAT http://www.slideshare.net/ledioal/lider-21859053 http://www.yourarticlelibrary.com/entrepreneurship/difference-between-an-entrepreneur-and-a-manager-explained/40644/

Similar Documents

Free Essay

Biznesi Familjar

...UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DETYRË KURSI Tema: Biznesi Familjar Lënda: Financa Personale PËRMBAJTJA: Një vrojtim i përgjithshëm...............................................................................................fq. 3-4 Themelimi i biznesit familjar dhe etapat e zhvillimit......................................................fq. 4-5 1. Themeluesi/t (Pronari/ët që ka kontroll të plotë) 2. Partneriteti me motrën/vëllanë 3. Konfederata kushërinjsh (Konsorciumi i kushërinjve ose Dinastia familjare) Struktura e biznesit familjar............................................................................................fq. 5-6 Avantazhet dhe disavantazhet kryesore të krijimit të biznesit familjar..........................fq. 6-8 Menaxhimi strategjik i përshtatshëm për biznesin familjar............................................fq. 8-9 Rregullat mbi punësimin e anëtarëve të familjes............................................................fq. 9 Problematikat me të cilat përballet biznesi familjar.......................................................fq. 10 Intervistë me një sipërmarrës shqiptar..........................................................................fq. 11-13 Reklamimi i një biznesi familjar.....................................................................................fq. 13 Konkluzione..............................................................................................

Words: 4683 - Pages: 19