Free Essay

What Are the Disney Resorts and Parks Aiming for?

In: Business and Management

Submitted By kejsa
Words 3593
Pages 15
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Ekonomisë MSc. Administrim Biznesi Tiranë, Shqipëri

TEMA: ENFP

1

Contents
Hyrje .............................................................................................................................................................. 3 1. 2. Kritika të studiuesve për indikatorin e Myers&Briggs .......................................................................... 3 Karakteristikat e ENFP ........................................................................................................................... 4 2.1. 2.2. 2.3. 3. Vlerat e një ENFP........................................................................................................................... 5 Pikat e forta të ENFP-ve ............................................................................................................... 5 Dobësitë e ENFP-ve ....................................................................................................................... 6

Si ndikon tipi në zgjedhjen tonë për karrierën...................................................................................... 7 3.1. 3.2. 3.3. Përshkrim i detajuar i karrierës për tipat ENFP ............................................................................ 8 Mënyra të mundshme karriere për ENFP ..................................................................................... 9 Karrierat më pak popullore për ENFP ......................................................................................... 10

4.

Rolet që luan një ENFP ........................................................................................................................ 10 4.1. ENFP në jetën personale ............................................................................................................. 10 ENFP si fëmijë...................................................................................................................... 10 ENFP si prindër .................................................................................................................... 11

4.1.1. 4.1.2. 4.2.

ENFP në jetën profesionale (Midwest consoulting group ......................................................... 11 ENFP si koleg ....................................................................................................................... 11 ENFP si manaxherë.............................................................................................................. 11 ENFP si vartës ...................................................................................................................... 12 ENFP si lider......................................................................................................................... 12

4.2.1. 4.2.2. 4.2.3. 4.2.4. 4.3. 5.

ENFP si skuadër ........................................................................................................................... 12

Si të bëhemi më efektivë. ................................................................................................................... 13

2

Hyrje
Myers and Briggs kanë ndëruar një instrument të tillë që e bëjnë 2500000 punonjës, dhe e përdorin si instrument rekrutimi dhe seleksionimi nga 100 në 89 kompani nga US. Fortune. Kur marrim në konsideratë raportin e PTI ( Psychological Type Indicator), është e rëndësishme të kuptohet se nuk ka përgjigje të drejta apo të gabuara, ose tipe personalitetesh të drejta ose jo. Të gjitha llojet janë të vlefshme dhe vetëm individi në fjalë mund të vendos për tipin e tij/saj. Tipi i personalitetit është përdorur gjerësisht për të përmirësuar mënyrën se si njerëzit punojnë së bashku në organizata dhe në një nivel personal, tipi mund të përdoret për zhvillimin personal dhe profesional, përmirësimin e marrëdhënieve dhe të kuptuarit e stresit. Raporti i PT preferon menyrat e sjelljes të ndara në katër shkallë, ku secila konsiston në pole të kundërta. “Preferencat Personale” drejtohen më tepër nga sjelljet tona në jetën tonë dhe në ambjentin e punës. Mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar se çfarë do të thotë nga “preferencat” është të shkruash emrin tënd me dorën që shkruan zakonisht, dhe më pas duke kryer të njëjtin veprim, por me doren tjetër. Pra të shkruash me dorën që përdori zakonisht është e lehtë dhe mjaft natyrale, ndersa me dorën tjetër duket e çuditshme dhe e vështirë. E njëjta gjë ndodh edhe me preferencat e sjelljeve, ne mund të sillemi ndryshe nga ç’jemi, por kjo do të ishte jo e natyrshme dhe mbase do të na duhej të praktikoheshim për disa kohë në mënyrë që të arrinim tek i njëjti rezultat. Carl Jung, i cili ndërtoi teoritë mbi të cilat u ndertua ky instrument beson se preferencat janë të natyrshme, por masa në të cilën ne i zhvillojmë ato është e ndikuar nga mjedisi i jashtëm dhe nga eksperiencat tona të jetës.

1. Kritika të studiuesve për indikatorin e Myers&Briggs
Ky model dhe kritikohet shumë përsa i përket vlefshmërisë dhe besueshmërisë së tij.

Vlefshmëria tregon sesa mirë testi mat atë që duhet të matë. Vlefshmëria e kritereve, sesa MBTI i parashikon rezultatet e ardhshme dhe performancën në punë. Akademia nacionale e shkencave ka konkluduar një vlefshmëri të ulët të këtyre koncepteve, dhe ka rezultuar se nuk ka një studim të mirë, i cili të justifikojë përdorimin e MBTI në programet e këshillimit të karrierës, çka dhe është qëllimi kryesor i saj. Besueshmëria ka të bëjë me qëndrueshmërinë e testit edhe nëse bëhet
3

disa herë nga i njëjti person. 75 % e atyre që bëjnë teste për herë të dytë kanë rezultate të ndryshme (Pittenger. J., 1993). Nga disa autorë kritikohet se duket sikur është thjesht një astrologji orientale (Sharp, 1987). Përdoret nga shumë organizata dhe industri, por ka fusha që nuk përdoret si psh. psikologjia, dhe kjo do te thotë shumë. Ata nuk e përdorin sepse ky instrument nuk vlerësohet statistikisht. Sipas stuesish të tjerë thuhet se gabimi më i madh i Jung është se flitet në terma absolute dhe jo si tendenca, por si tipe kategorike. Tipet, n.q.se ky është termi janë për paragjykim, ndërkohë që tendencat janë përshkruese (Tan, ). Kritika të tjera janë se është e vështirë që ti kategorizosh personat në kaq tipe dhe se asnjë nuk është ekstrovert i pastër apo e kundërta, njerëzit janë unik. Kjo ka krijuar dhe një gjendje jo konforte te punonjësit, ka shumë kompani që e përdorin rëndom. Por, ato nuk i dinë limitimet e saj. Dhe punonjësit ndihen të paragjykuar, sepse ka dhe kompani që i vendosin këto akronime në dyert e zyrave, me qëllim që kolegët ta dinë më kë tip shkojnë. Ajo se çfarë nuk shfaqet dhe nuk mund të shfaqet është unikaliteti i individit. Asnjë nuk është një tip i pastër. Do të ishte pa sens të reduktoje personalitetin individual në këtë ose atë. Në bazë të modelit të Jungut, secili prej nesh është një konglomerat, një përzierje e qëndrimeve dhe funksioneve që nëpëmjet kombinimit të tyre përcaktojnë klasifikimet.

2. Karakteristikat e ENFP • • • • • Të ngrohtë dhe entuziastë Simpatik dhe interesant Njerëz të orientuar Njohin të gjithë dhe çdo gjë që ndodh Në gjendje të bëjnë pothuajse cdo gjë që ata duan

ENFP-të kanë nevojë për: kreativitet. harmoni, kujdes, dhe mbështetje për idetë e tyre. Njohje, vlerësim, dhe shumë inkurajim. ENFP-të janë të karakterizuar nga: Kritika dhe logjikë e ftohtë. Mungesa e fleksibilitetit. Mungesa e reagimeve pozitive dhe rutinës së shurdhër. ENFP-të irritojnë të tjerët duke: qenë shumë të ngazëllyer. Duke marrë një qëndrim emocional. Duke qenë shumë të shqetësuar për të. Duke qenë moraliste dhe të palogjikshëm.
4

Organizata ideale- bën një ndryshim në shqetësime të rëndësishme globale; theksojnë vlerat; është demokratike; inkurajon diskutime ne të gjitha çështjet e rëndësishme Bosi ideal- është sensitiv, fleksibël dhe ka sens humori; ka besim tek punonjësit dhe nuk merret asnjëherë me menaxhimet e vogla Marrin vendime- duke përfshirë të tjerët; mund të tolerojnë shkallë të lartë paqartësie për aq kohë sa vlerat nuk janë të prakura; shohin faktet të fundit Në lidhje me ndryshimet- i shohin si një mënyrë për të arritur endrrat dhe idealet e të ardhmes; insistojnë që implikimet midis njerëzve të diskutohen; nqs kjo nuk është e mundur atëherë mund ta shohin ndryshimin si të pazbatueshëm Mendojnë- në një nivel makro sesi idetë ndikojne tek njerëzit; mund të shohin pë një ide Big e cila do të mund të arrinte të kuptonte sjelljen humane; Komunikojnë- fluent dhe në mënyrë impresionuese; shpjegojnë nëpër tregimit të historive; të aftë për të improvizuar duke përdorur humorin dhe kreatvitetin; pëlqejnë të shohin dhe të shihen nga të tjerët; dashurojnë networkun.

2.1.

Vlerat e një ENFP

Sistemi i vlerave të një ENFP-je shpesh përfshin respektin për nevojat dhe dëshirat e veçanta të njerëzve mbi nevojat e një grupi shoqëror. Respekti i tyre për individin i bën ata të mos pëlqejnë kontrollin tek të tjerëve, dhe të jenë të kontrolluar nga të tjerët. ENFP-të janë të pasionuar për besimet e tyre, në çdo gjë që ata mund të jenë. Ata shpesh shfaqin kryeneçësi, tipar ky që përmbahet në sistemin e tyre të vlerave pavarësisht kërcënimeve të vlefshmërisë së saj. Ata janë më të shqetësuar për të kuptuar të vërtetën ashtu sic ata e perceptojnë se sa për të kuptuar pritjet dhe kërkesat nga grupi shoqëror brenda të cilit ata që ata bëjnë pjesë.

2.2.


Pikat e forta të ENFP-ve



Vëzhgues: Personat ENFP besojnë se nuk ka detaje ose veprime të parëndësishme - ata përpiqen për të qenë të vëmendshëm në çdo gjë, duke parë të gjitha ngjarjet si pjesë e një misteri të madh të quajtur jetë. Shumë popullorë dhe miqësorë: ENFP-të janë altruistë dhe bashkëpunues, duke bërë më të mirën e tyre për të qenë empatik dhe miqësorë në çdo situatë. Ata mund të
5









qëndrojnë së bashku pothuajse me të gjithë dhe zakonisht kanë një rreth të madh të miqve dhe të njohurëve. Energjetikë dhe entuziastë: ENFP-të janë gjithmonë të etur për të ndarë idetë e tyre me njerëz të tjerë dhe për të marrë mendimet e tyre në kthim. Entuziazmi i tyre është ngjitës dhe shumë frymëzues në të njëjtën kohë. Dinë se si të clodhen: Njerëzit me këtë lloj të personalitetit e dinë se si të kalojnë një kohë të bukur jashtë dhe të argëtohen, thjesht duke përjetuar jetën dhe gjithçka që ajo ka për të ofruar. Energjia entuziaste e tyre shpesh mund të surprizojë edhe miqtë e tyre më të afërt. Komunikues shumë të mirë: ENFP-të kanë tendencë të kenë aftësi të njerëzve të mëdhenj dhe ata menjëherë e dinë se si të paraqesin idetë e tyre në një mënyrë bindëse. Ata mund të trajtojnë dhe biseda të thella, biseda të rëndësishme , edhe pse përkufizimi i ENFP-ve për sa i përkët bisedave mund të jetë disi i pazakontë - ata e drejtojnë bisedën në drejtim të ideve e jo motit apo thashethemeve etj. Kuriozë: ENFP-të janë shumë imagjinues dhe me mendje të hapur. Ata gëzojnë duke u përpjekur për zbulimin e gjëra të reja dhe nuk hezitojnë për të shkuar jashtë zonës së tyre nëse është e nevojshme.

2.3.


Dobësitë e ENFP-ve









Shumë emocional: Personat ENFP priren të kenë emocione shumë të forta, duke i parë ato si pjesë e pandarë e identitetit të tyre. Kjo shpesh mund të shkaktojë që ENFP-të të reagojnë fuqishëm ndaj kritikave, konflikteve apo tensioneve të ndryshme . Mund të kenë aftësi të varfëra praktike: ENFP-të janë të shkëlqyer kur është fjala për zgjidhjen e problemeve, duke krijuar procese apo ndërmarrë projekte ( veçanërisht nëse ato përfshijnë të tjerët ) megjithatë , ata priren të hasin vështirësi kur merren me anën praktike, administrative të gjërave. Mendojnë më shumë seç duhet gjërat: ENFP-të gjithmonë shikojnë për motive të fshehta dhe kanë tendencë të mendojnë shumë edhe gjëra të thjeshta, vazhdimisht pyesin veten pse dikush e bëri atë veprim dhe se çka mund të thotë. Stresohen shpejt: ENFP-të janë shumë të ndjeshëm dhe kujdesen thellësisht për ndjenjat e njerëzve të tjerë - kjo mund të shkaktojë atyre një stres, se si ndonjëherë njerëzit shpesh shikojnë në drejtim të tyre për udhëzim dhe inkurajim, dhe ENFP-të nuk mund të thonë gjithmonë " po". Vështirë që të përqëndrohen: Njerëzit me tipin e personalitetit humbasin shpejt interesin nëse projekti i tyre zhvendoset drejt rutinës. Për sa i përket çështjeve administrative - ato mund të mos jenë në gjendje për të ndaluar mendjen e tyre nga përçart off .

6



Shumë të pavarur: ENFP-të urrejnë të qëndrojnë të izoluar ose të kufizuar nga rregullat dhe udhëzimet. Ata duan që të shihen si individë shumë të pavarur, si zotërit e fatit të tyre.

3. Si ndikon tipi në zgjedhjen tonë për karrierën
Njerëzit zgjedhin profesionet për shumë arsye, të tilla si: një sfidë për veten, për të fituar para, për vendin, pritshmëritë e familjes, deshira pë t’iu shërbyer të tjerëve, aftësi të mësuara etj. Supozimi kur përdorim PTI në zgjedhjen e karrierës është se një nga motivet më të rëndësishme për zgjedhjen e saj është dëshira për punën që është interesante dhe e kënaqshme dhe se do të lejojë përdorimin e funksioneve tuaj të preferuar dhe do të sjellë relativisht pak përdorim e funksioneve më pak të preferuara. Asnjë profesion ofron një zgjedhje të përkryer, por njohja e preferencave të temperamentit të brendshëm mund të ndihmojë për të shmangur mospërputhje të mëdha, për të kuptuar burimet e stresit, dhe të ndihmojë për të gjetur vendin e përshtatshëm për secilin në punë. Psh. Nëse jeni në një vend pune të gabuar (e cila nuk ju motivon), PTI mund të ndihmojë për të kuptuar se çfarë nuk shkon në të, dhe ne mund të përdorim njohuritë tona sipas secilit tip për të vlerësuar opsionet për të ardhmen ose ti adaptojmë ato në punën aktuale duke përdorur funskionet e preferuara, më tepër. Në këtë mënyrë, nëse kemi të bëjme me një tip intuitiv dhe mendimtar do ti kushtojë shumë rëndësi detajeve dhe më pak mundësi në gjetjen e zgjidhjeve kreative. Mbase jeni një tip i ndjeshëm por nuk e gjeni asnjëherë mundësinë për të ndihmuar të tjerët, mund të jeni një introvert dhe nuk keni asnjëhërë mundësinë për të qëndruar dhe menduar vetëm ose një ekstravert në një punë që ka pak kontakte me njerëzit. Nëse jeni në stadin se çfarë zgjdhje karriere duhet ndjekur, disa ide rreth tipit të gjithësecilit do të ishin të paçmueshme, jo vetëm për të parë përputhjen e punës me personalitetin por edhe per të kuptuar fuqitë dhe dobësitë gjatë procesit të kërkimit të karrierës së duhur. Nuk mund të thuhet se gjenerimi i ideve, mbledhja e informacionit, networku dhe marrja e vendime në mënyrë të kujdesshme janë përbërësit thelbësorë të zhvillimit efektiv të karrierës, por lloje të ndryshme të personalitetit janë më mirë në faza të ndryshme të këtij procesi. Introvertët mund ta kenë shumë të vështirë neworkun, ndërsa ekstrovertet mund të nxitohen në vendime, pa i lejuar vetes së tyre të mendohen. Tipat të udhëhequr nga shqisat mund të marrin vendime të
7

bazuara në të tashmen duke harruar në vështrimin përpara, ndërkohë tipat intuitiv mund të fokusohen më tepër në mundësitë e së ardhmes dhe harrojnë të marrin në konsideratë gjarat praktike. Tipat gjykues mund të marrin vendime shumë të shpejt, ndërkohë tipat përjetues janë të lekundur në marrjen e vendimeve. Bukuria e ketyre tipeve është se ka diçka për të gjithë.

3.1.

Përshkrim i detajuar i karrierës për tipat ENFP

Nëse jeni një i ri në botën e punës ose një adult në kërkim të mundësive të tjera të karrierës, ekzistojnë dy faktorë themelor të cilët kanë një rol të rëndësishëm në zgjedhjen tuaj ( dhe kënaqësia që do merrni nga puna që do bëni). Këto janë: tipet e personaliteteve ( ose si përshkruhet në disa raste natyra e brendshme) dhe aftësitë apo kompetencat, atë që arrini të bëni më mirë ( ose siç është përshkruar si pjesa “natyrore” e ekuacionit). Sa më mirë ti kuptojmë të dy këto faktorë aq më tepër të informuar për të bërë zgjedhjen e karrierës do të jemi. ENFP kanë zakonuisht këto preferenca apo tipare: • • • • • • • • • • • Të orientuar nga projektet Të shkëlqyer dhe të aftë Miqësor, të interesuar për njerëzit, njerëz me aftësi të medha Shumë intuitiv dhe perceptues rreth njerëzve Të orientuar nga e ardhmia Nuk tërhiqen nga detyrat rutinë Bashkëpunues Krijues dhe energjitik Lidera natyral, por nuk iu pelqen të kontrollojnë të tjerët Nuk iu pelqen të kontrollohen nga të tjerët Mund të punojnë në mënyre llogjike dhe racionale, duke përdorur intuitën për të kuptuar qëllimet dhe të punojnë përtej tyre • Zakonisht të aftë për të kuptuar konceptet e vështira dhe teoritë

ENFP janë tipa me fat, pasi ata janë mjaft të mirë në gjera të ndryshme. Një ENFP, zakonisht mund të arrijë një shkallë të lartë suksesi në çdo gjë që përben interes pë ta. Megjithatë, ata
8

mërziten lehtësisht dhe nuk janë shumë të mirë në ndjekjen e gjerave deri në fund. Ata do të jenë më të mirët në ato profesione të cilët do ti lejojnë të gjenerojnë kreativitetin, idetë e reja dhe të bashkpunojnë me njerëz. ENFP nuk do të ishin të lumtur në pozicione të mbyllura dhe në vëzhgim.

3.2.

Mënyra të mundshme karriere për ENFP

Funksionet më atraktive janë: • • • • • • • • • • • • • • • • • • • • Burimet Njerëzore/Trajnimi Shërbimi me klientin Mardheniet me publikun/Komunikimi Menaxher projekti Sipërmarrës Artist Psikolog Konsulent Mesues Shkrimtar/Gazetar Shkenctar Shërbime sociale Administrim Audit Finance/Kontabilitet Bord Ekzekutiv Inxhinieri Marketing Teknologji informacioni Kërkim/Zhvillim/Dizajn

9

3.3.

Karrierat më pak popullore për ENFP

Është e rëndësishme të theksohet se çdo tip personaliteti mund të jetë i suksesshëm në çdo pozicion puna. Megjithatë, disa pozicione janë të përshtatshëm për talentet natyrore dhe për stilin e preferuar të punës të një ENFP, ndërkohë që pozicione të tjera kërkojnë mënyra të të menduarit dhe të sjelljes që nuk janë aq natyrale për një tip ENFP. Këto pozicione të cilat nuk përshaten me natyrën e tyre, mund tiu krijojë atyre stres dhe ndonjëherë mund të tingëlloj si e paapelueshme për ENFP të cilët janë në kërkim të një karriere. Më poshtë janë paraqitur pozicionet të cilët mendohen si jo popullor pë një ENFP, të bazuara nga të dhënat e mbledhura nga pyetësorët e popullsisë së përgjithshme. Gjykatës Inxhinier mekanik Inxhinier Kimik Biologjist Fermer Patologjist Kimist Dentist Policë Inxhinier ndërtimi

• • • • • • • • • •

4. Rolet që luan një ENFP
4.1. ENFP në jetën personale

4.1.1. ENFP si fëmijë

Janë shumë sensitiv dhe mbështetës. Ata performojnë mirë nga ana akademike. Ata përpiqen që ti pëlqejnë njerëzve përreth. Performojnë më mirë në ese sesa në provime, sepse shohin përtej kufizimeve.

10

4.1.2. ENFP si prindër

Prindërimi me një ENFP është argëtim, ekspresion, krativitet dhe një shtëpi e mbushur me ngrohtësi. 4.2.

ENFP në jetën profesionale (Midwest consoulting group)

N.qse punon në një kompani të madhe duhet të kesh një koleg, manaxher apo vartës ENTP megjithëse ata përbëjnë vetëm 5 % të popullsisë ata duken të kudondodhur. Ata shkojnë mirë me të gjithë tipet kështu janë ideal co-workers. ENFP shqetësohet për të shprehur krijimtarinë e tij me të cilën përfaqson veten dhe nga e cila përfitojnë dhe të tjerët. ENFP kërkon të zbulojë mundësi për veten dhe për të tjerët. E shoh punën më vision dhe me inspirim. Atyre u pëlqejnë të merren me problem kreative dhe problem me në qendër-njeriun të cilat kanë nevojë për imagjinatë dhe zgjidhje. Ata kërkojnë që puna etyre të jetë e qëndrueshme në lidhje me vlerat e tyre dhe motivohen nga çështje në lidhje me humanitarizmin. Ata shqetësohen për të ndihmuar të tjerët që të zhvillohen si individ. Ata zgjedhin një karrierë, që u lejon të ndjekin idealet e rritjes personale dhe shprehjes së inovacionit. Ky lloj personaliteti kërkon një varietet detyrash dhe sfidash dhe nuk e pëlqejnë punën rutinë. Ata pëlqejnë të vendosin skedulin e tyre dhe rregullat e tyre. Kërkojnë argëtim dhe detyra që kërkojnë imagjinatë, dhe lidhen me njerëzit e tjerë në mënyrë joformale.
4.2.1. ENFP si koleg

Të ngrohtë, të sinqertë, tolerant; të mirë për të dëgjuar motivet e kolegëve; të ndjeshëm, mbështetës; të predispozuar për tu argëtuar dhe relaksuar gjithnjë me kolegët e tyre; të interesuar për të tjerët; kërkojnë zgjidhjen fito-fito gjithmonë.
4.2.2. ENFP si manaxherë

E ndjejnë instiktivisht se çfarë duan vartësit; obervues të mirë; dëgjues ekselentë; të hapur, nuk përlqejnë burokracitë; ngurrojnë pak ti ndeshkojnë vartësit; të hapur të inspirojnë dhe motivojnë të tjerët.

11

4.2.3. ENFP si vartës

Janë analizues, sidomos kur vjen puna për të tjerët; mund të stresohen lehtë, original, kreativ, besnik, të devotshëm; njohja e fuhave të reja; mund të kenë padurim mbi fokusimin në një projekt të vetëm, i pëlqen të merren me më shumë se një projekt.
4.2.4. ENFP si lider

Në pozicionet lider ENFP përçon entuziasëm dhe emocion për idetë e reja. Performojnë mirë në role ekzekutive, sepse sjellin një frymë të re. Stili i tyre është demokratik dhe fleksibël me një sy nga zhvillimi i potencialit të njerëzve. Janë delegues shumë të mirë. Ata i ndihmojnë të zhvillohen si punonjës dhe individë dhe i japing një lloj pavarësie për të zhvilluar inovacionin dhe zgjidhjet unike. Ata motivojnë me idetë, besimet dhe pasionin e tyre. Duke qënë se janë të fokusuar te idetë ndonjëherë mund të shpërfillin prakticitetin dhe implementimin në praktikë. Janë të fokusuar më tepër te njerëzit sesa të proçesi, sepse eksplorojnë marrdhëniet dhe zhvillimin e njerëzve, dhe duhet të zhvillojnë aftësitë planifikuese, me qëllim që të arrijnë ti vënë në praktikë idetë e tyre. Njerëzit e tjerë frustrohen nga aftësi e dobët për manaxhimin e kohës, sasisë dhe fluksit të punës.

4.3.

ENFP si skuadër

Këta persona përfshijnë gjithë anëtarët, të cilët janë të interesuar në eksplorimin e mundësive për inovacion. Ata i pëlqejnë marrdhëniet me njerëzit dhe dëgjimin e ideve, sa më shumë imagjinatë aq më mirë. Pavarësisht se janë të hapur ata i kanë vlerattë rrënjosura, dhe gjithmonë pas ideve të shokëve të skuadrës shohin për principe dhe motiv. Ata i inkurajojnë pjestarët e skuadrës të shohin jashtë kutisë dhe të gjejnë zgjidhje unike. Ata i inkurajojnë njerëzit të jenë më kreativ dhe të gjejnë zërin e tyre.janë më të orientuar nga marrdhëniet dheidetë sesa nga detyra, dhe kanë fërkime me ata që janë më të orientuar nga detyra. Ata i besojnë mundësive për brainstorming dhe alternativave për projekte dhe ngurrojnë në aspektin e ndërmarrjes së aksionit. Ata nuk i marrin përsipër përgjegjësitë për detajet e vogla dhe kontribuojnë më mirë në një skuadër që kërkon aftësi ndërpersonale. Janë energjik në angazhimin e tyre ndaj grupit.

12

5. Si të bëhemi më efektivë.
ENFP mund të behen më tepër efektive duke: • • • Të mësojnë të disiplinojnë tendencën e të shkuarit përtej tangenteve Të pranojnë se bari nuk është domosdoshmërisht jeshil në çdo vend Të pranojnë faktn se disa praj insiprimeve të tyre mund të kërkojnë detajime përpara sesa të realizohen • • • • • Të kuptojnë se kritikat nuk janë domosdoshmërisht personale Të punojnë në aftësinë e tyre e të dëgjuarit Të kenë parasysh faktet përpara konkluzionieve Të ndjekin një projekt deri në përfundim, përpara se të fillojnë me tjetrin Të kenë më tepër mundësi pë të pushuar

13

REFERENCAT Pittenger. J., 1993 Measuring the MBTI And Coming Up Short Sharp. D, 1987 Personality Types. Canadian Cataloguing in Publication Data WCOD & Career Spotters, 2009. Using your Psychological Type Indicator results to think about career options Url: www.od-center.org
Url: www.profiles-r-us.com/pti Url:http://careerassessmentsite.com/ Url:http://www.typefinder.com/enfp Url: http://www.16personalities.com/enfps-at-work

14

Similar Documents

Premium Essay

What Are the Disney Resorts and Parks Aiming for?

...What are the Disney resorts and parks aiming for? 1) The Disney resorts and parks were aiming for a market that focused on creating images, experiences and products to customers that emphasized fun, imagination and service. It aimed to provide a place where customers could escape the cares of the real world through the "magic" of legendary fairytale and familiar Disney characters. The market targeted families and children and the company had already built a popular brand that was associated with wholesome family entertainment. 2) Was Disney's choice of the Paris site a mistake? Yes, the choice of the Paris site was a mistake because the lifestyle, culture and ideas of Paris were very different from the culture of the Americans which caused many of the people of Paris to be in opposition with one critic referring to it as "a horror made of cardboard, plastic, and appalling colors...taken straight out of comic book written for obese Americans". The site initially seemed ideal because of the location could provide access to millions of people. Paris was a highly attractive destination and Europeans generally take more vacation time than Americans. Disney however did not anticipate the backlash they faced due to significant cultural differences such as eating behaviors were different, French visitors were highly intolerant of long lines, Disney's grooming standards for employees were deemed too strict and excessive by the French and were met with protest and the area that Disneyland...

Words: 325 - Pages: 2

Free Essay

Disney Restors

...D ISNEY R ESORTS – C ASE S TUDY     What  markets  are  the  Disney  resorts  and  parks  aiming  for?   Disney  not  only  want  to  attract  children  and  families,  they  are  also  aiming  for  those  people  who   still  want  to  feel  the  child  in  themselves.  But  since  Disney  also  provides  hotels,  cruise  ships  and   other  entertainments,  they  attract  a  wide  range  of  customers.       Was  Disney’s  choice  of  the  Paris  site  a  mistake?   In  my  opinion  it  was  not  a  mistake  that  Disney  entered  the  European  market,  it  was  maybe  just   too  early  that  they  built  a  resort  in  Europe  especially  in  Paris.     I  think  it  would  have  been  better  to  open  a  resort  in  a  different  country,  as  French  people  are  not   very  open  minded  and  react  negatively  to  a  “new  American  project”.         What  aspects  of  their  parks’  design  did  Disney  change  when  it  constructed  Euro  Disney?   Ø Europeans  would  respond  to  a  “Wild  West”  image...

Words: 353 - Pages: 2

Premium Essay

Case Study Disneyland Resort Paris

...Case Study 6 - What are the Disney resorts and parks aiming for? 1) The Disney resorts and parks were aiming for a market that focused on creating images, experiences and products to customers that emphasized fun, imagination and service. It aimed to provide a place where customers could escape the cares of the real world through the "magic" of legendary fairytale and familiar Disney characters. The market targeted families and children and the company had already built a popular brand that was associated with wholesome family entertainment. 2) Was Disney's choice of the Paris site a mistake? Yes, the choice of the Paris site was a mistake because the lifestyle, culture and ideas of Paris were very different from the culture of the Americans which caused many of the people of Paris to be in opposition with one critic referring to it as "a horror made of cardboard, plastic, and appalling colors...taken straight out of comic book written for obese Americans". The site initially seemed ideal because of the location could provide access to millions of people. Paris was a highly attractive destination and Europeans generally take more vacation time than Americans. Disney however did not anticipate the backlash they faced due to significant cultural differences such as eating behaviors were different, French visitors were highly intolerant of long lines, Disney's grooming standards for employees were deemed too strict and excessive by the French and were met with protest and the...

Words: 590 - Pages: 3

Premium Essay

Ffff

...Resort FM: Joklan Goni, MM MMR 50: A.A.G Ananta P.  Marcella Aprilia  Rico Pahlevi Company Profile 2006 1952 Parks & Resort 1923 Walt Disney Company 11 theme parks (California, Florida, Tokyo,Paris, HK), 35 Resort Hotel, 2 Cruise Company Profile • 1992: Eurodisney in France • Strategy: transplant an American-style park to Europe • Choice: Barcelona vs Paris • American management style • French indignation: cultural imperialism Concept Generation Images, products and experiences that epitomized fun, imagination and service through the ‘magic’ of legendary fairytale and story characters. Concept Screening (Design Funnel) Original American Style Disneyland Different culture between Americans and Europeans More European Disney Design Funnel Tokyo Disneyland proven big sucess A B D C F Feasibility E Good Finance, Bank willing to give loan and Government will give incentives Fun and Imaginative C B E F Acceptability 85% of French people welcoming Good Financial Return B F B Vulnerability Full consequences of adopting the option? Downside risk? Original American Disneyland Location Decisions Supply-side factors: - The Channel Tunnel was due to open in 1994 - Financial incentives from government - French government prepared to expropriate land from local farmers - Critics from French intellectual elite - Demand-side factors: Labour skill standard Paris is highly attractive vacation destination Suitable site available just outside Paris 85% of...

Words: 457 - Pages: 2

Premium Essay

Disney Brand Management

...P1 This assignment will describe how marketing techniques are used to market products in two contrasting organisations one from the profit and one for the non- profit. The two companies I have chosen are the Walt Disney Company (profit) and the Jewish Lads and Girls Brigade (non – profit). Marketing is the activity of science set out by institutions as the process of identifying new markets and the art used to attract customers to purchase certain products and services. Furthermore, Marketing is responsible for satisfying profits of companies. Differences between Disney and JLGB JLGB The Jewish Lads And girls brigade was founded in 1895 by General colonel Albert Goldsmid as a form of activities for the children of Jewish immigrant families moving to Britain at the time. The first company was in London’s east end; originally the JLGB was the JLB meaning that it was only for boys. However since the Second World War the JLGB has become very diverse with companies starting up all over the Great Britain including having companies start up in both Glasgow and Cardiff. The first girls company was founded in 1963 in Manchester creating what is now known as the JLGB. The JLGB has a massive and diverse community across Great Britain being the oldest Jewish Youth movement in the country as well as being one of the biggest. The JLGB is a national charity as the things it offers including weekly meetings of the companies from around Great Britain for the Jewish youth are organised...

Words: 5516 - Pages: 23

Premium Essay

Case Disney

...Case # 4 Analysis 1. Background: Walt Disney Co. founded by Walter Elias Disney and his brother Roy Disney in 1923, is one of the world’s biggest transnational companies whose main objective is entertainment and mass media. At the beginning, the cartoons created by Walt Disney were not aimed at the young audience and the characters portrayed rebelliousness and people’s non-conventional features or at least different to the time’s standards. After the World War II, the animation process focused on meeting the young audience’s needs, with stories of magical worlds, and the adult population, with the technological innovation and animation advances. In 1955, the company launched the first theme park called Disneyland. With headquarters in Paris and Hong Kong, the company focused on the creation of films and theme parks, by aiming always at the young audience with magical stories and characters full of innocence and fantasy. Throughout the time, the company has faced great challenges, such as the demand’s decrease of cartoons’ production or the economic problems that reduce the families’ monetary ability to visit the theme parks. The implementation of those out of the United States has been a big challenge for the company, too. In the 2005, Bob Iger was named as CEO. The company has started a wide diversification of other sorts of audience by doing market segmentation and focusing on meeting the needs of each one of the segments with different kinds of products...

Words: 3223 - Pages: 13

Premium Essay

Dienstleistungsmarketing

...NEGOTIATIONS Lauren A. Newell* In 1984, The Walt Disney Company (“Disney”) was riding the wave of success from its newest Resort,1 Tokyo Disney Resort (“Tokyo Disney”),2 which attracted 10 million guests3 in the first year alone,4 and its thoughts turned to further international expansion—this time, in Europe. After careful consideration of potential locations and preliminary negotiations with two European governments,5 Disney decided in 1984 to launch Euro Disneyland (“Euro Disneyland” or “EDL”)6 in Marne-la-Vallee, France. The ´ realities of opening and operating EDL in France were far different than Disney’s expectations when it began negotiations—so much so that the Resort narrowly escaped bankruptcy.7 For an “entertainment empire”8 like Disney, this was an unprecedented * Assistant Professor of Law, Ohio Northern University, Pettit College of Law; B.A., Georgetown University, 2004; J.D., Harvard Law School 2007. 1 As used herein, “Resort” refers to a Disney resort property, consisting of (unless otherwise indicated), Parks, hotels, all entertainment facilities, and the transportation systems that connect them. “Park” refers to a Disney theme park, including (unless otherwise indicated) the park grounds, rides, and attractions, and surrounding resorts, hotels, and other Disney-affiliated entertainment facilities. 2 Tokyo Disney was Disney’s third Park and first international venture, located in Tokyo, Japan. See The Walt Disney Co., Annual Report (Form 10-K), at 11–12 (Nov....

Words: 12089 - Pages: 49

Premium Essay

Mickey to France

...NEGOTIATIONS Lauren A. Newell* In 1984, The Walt Disney Company (“Disney”) was riding the wave of success from its newest Resort,1 Tokyo Disney Resort (“Tokyo Disney”),2 which attracted 10 million guests3 in the first year alone,4 and its thoughts turned to further international expansion—this time, in Europe. After careful consideration of potential locations and preliminary negotiations with two European governments,5 Disney decided in 1984 to launch Euro Disneyland (“Euro Disneyland” or “EDL”)6 in Marne-la-Vallee, France. The ´ realities of opening and operating EDL in France were far different than Disney’s expectations when it began negotiations—so much so that the Resort narrowly escaped bankruptcy.7 For an “entertainment empire”8 like Disney, this was an unprecedented * Assistant Professor of Law, Ohio Northern University, Pettit College of Law; B.A., Georgetown University, 2004; J.D., Harvard Law School 2007. 1 As used herein, “Resort” refers to a Disney resort property, consisting of (unless otherwise indicated), Parks, hotels, all entertainment facilities, and the transportation systems that connect them. “Park” refers to a Disney theme park, including (unless otherwise indicated) the park grounds, rides, and attractions, and surrounding resorts, hotels, and other Disney-affiliated entertainment facilities. 2 Tokyo Disney was Disney’s third Park and first international venture, located in Tokyo, Japan. See The Walt Disney Co., Annual Report (Form 10-K), at 11–12 (Nov....

Words: 12089 - Pages: 49

Premium Essay

Internationalization of Operation by Walt Disney Company

...2008). Keeping in view of such situations, Dutch Sociologist Gerard Hofstede came up with a study named as Geert Hofstede’s Cultural Dimensions in which he laid stress upon five aspects naming Power Distance Index, Individualism, Masculinity, Uncertainty avoidance index and Long term Orientation. The case study in this paper focuses more towards the cultural difference between employees of Disneyland that are located in different countries. Using Hofstede’s 4 culture dimension, highlighting main cultural differences between United States and France: Disneyland is an American Idea of a theme park which serves as a recreational place for children and families. This theme park originally started from Anaheim, California (United States) and later on after receiving massive response from visitors all around the globe, the directors of the company started off with opening similar type of theme parks with the same name of Disneyland in Orlando (US), Tokyo (Japan) and at Marne-la-Vallee (France). Although Disneyland did not find much difficulties in starting off their operations in Orlando and Tokyo and attracting large number of visitors in both locations but the response at Euro Disneyland had been alarming for the company. The Euro Disneyland had 12000 employees and most of them were from France. With the American idea being implemented in France,...

Words: 7140 - Pages: 29

Premium Essay

Disney Difference and How It Affects the Company’s Corporate, Competitive and Functional Strategies

...Introduction This essay shall discuss what the Disney difference is and how it affects the company’s corporate, competitive and functional strategies. As Disney have plans on doing business in Russia, the discussion turns to the challenges they are likely to face and how the management team can best prepare themselves for such challenges by planning early. We will then be turning our attention to Hong Kong where Disney has announced its expansions plans of Hong Kong Disney Land. Lastly, the discussion takes to the how strategic management process is to be used to “keep the magic coming” in a given economic climate. 1a: Disney Difference Disney difference, to sum up, is the “experience”. Disney tries to achieve this experience by bringing happiness to its consumers. Vice President & General Manager of Disney Institute, Jeff James (2012) stated, "We create happiness by providing the finest in entertainment for people of all ages, everywhere." Disney implementation of this happiness factor can be seen in many ways. For example, Cinderella Castle, in Disney Theme Park allows the visitors to dine with Disney Princesses, immersing a storybook setting for breakfast, lunch and dinner. Thus instead of just having to watch/read the cartoon/story book, which could only allow one to be only exposed visually to the character, Cinderella, the Disney fan is now able to dine with her as well. This “imagination-comes-to-life” offering of Disney translates into happiness for the customers...

Words: 2253 - Pages: 10

Premium Essay

North American Hotel and Motel Industry Analysis

...Hotels and Motels Industry 2012 Table of Contents SAIA Analysis Summary.................................................................................................................. PART 1: STEP Analysis.......................................................................................... Social and Demographic Analysis...................................................................... Traditional Definition................................................................................. Factors and Influence................................................................................. Example: social and demographical effects in Las Vegas……………... Conclusion.................................................................................................... Technological Analysis........................................................................................ Wireless Internet Service............................................................................ Online Reservations and Customer Reviews............................................ Airline Package Deals................................................................................. Future Hotel Advancements....................................................................... Conclusion.................................................................................................... Economic Analysis.................

Words: 5755 - Pages: 24

Premium Essay

Carbon Management

...Chapter 10 1 Introduction Pricing Els Gijsbrechts and Katia Campo Objectives This chapter does not have as its aim the provision of ready-made methods for the assessment of price levels. Its objectives are: 1 to indicate the importance and complexity of price decisions for marketing managers; 2 to consider what is a ‘price’; 3 to identify the factors internal to the firm that influence price decisions; 4 to identify the factors external to the firm that influence price decisions; 5 to discuss pricing strategies and tactics. C onsider a Belgian couple contemplating a shopping trip to London during the Christmas period. The cheapest way to cross the Channel would be to take a ticket on the ferry from Oostende to Ramsgate, which would amount to about Bfr. 1,500 per person. While they can afford this from a budgetary viewpoint, taking the boat would mean spending about five hours travelling, which would mean losing almost half of the ‘available’ weekend to hunt for interesting bargains in the London shopping area. Taking the plane would drastically reduce travelling time, but the air fare of Bfr. 4,900 per person is not overly appealing. Friends recommend that they buy a combined ticket from the Belgian Railways and the Channel (regular price: Bfr. 3,465 per person). This seems to be the most interesting option, but unfortunately no more regular tickets are available for the morning of the Christmas weekend. The price of a first classRailway/Channel ticket (Bfr. 6,960 per...

Words: 21291 - Pages: 86

Premium Essay

Individual: Influences of Visual Media Paper

...(c) Bedford/St. Martin's bedfordstmartins.com 1-457-62096-0 / 978-1-457-62096-6 SOUNDS AND IMAGES Movies and the Impact of Images 187 Early Technology and the Evolution of Movies 192 The Rise of the Hollywood Studio System 195 The Studio System’s Golden Age 205 The Transformation of the Studio System 209 The Economics of the Movie Business 215 Popular Movies and Democracy In every generation, a film is made that changes the movie industry. In 1941, that film was Orson Welles’s Citizen Kane. Welles produced, directed, wrote, and starred in the movie at age twenty-five, playing a newspaper magnate from a young man to old age. While the movie was not a commercial success initially (powerful newspaper publisher William Randolph Hearst, whose life was the inspiration for the movie, tried to suppress it), it was critically praised for its acting, story, and directing. Citizen Kane’s dramatic camera angles, striking film noir–style lighting, nonlinear storytelling, montages, and long deep-focus shots were considered technically innovative for the era. Over time, Citizen Kane became revered as a masterpiece, and in 1997 the American Film Institute named it the Greatest American Movie of All Time. “Citizen Kane is more than a great movie; it is a gathering of all the lessons of the emerging era of sound,” film critic Roger Ebert wrote.1 CHAPTER 6 ○ MOVIES 185 (c) Bedford/St. Martin's bedfordstmartins.com 1-457-62096-0 / 978-1-457-62096-6 MOVIES A generation later...

Words: 19373 - Pages: 78

Premium Essay

Strategy Management

...CONNECT FEATURES Interactive Applications Interactive Applications offer a variety of automatically graded exercises that require students to apply key concepts. Whether the assignment includes a click and drag, video case, or decision generator, these applications provide instant feedback and progress tracking for students and detailed results for the instructor. Case Exercises The Connect platform also includes author-developed case exercises for all 12 cases in this edition that require students to work through answers to assignment questions for each case. These exercises have multiple components and can include: calculating assorted financial ratios to assess a company’s financial performance and balance sheet strength, identifying a company’s strategy, doing five-forces and driving-forces analysis, doing a SWOT analysis, and recommending actions to improve company performance. The content of these case exercises is tailored to match the circumstances presented in each case, calling upon students to do whatever strategic thinking and strategic analysis is called for to arrive at a pragmatic, analysis-based action recommendation for improving company performance. eBook Connect Plus includes a media-rich eBook that allows you to share your notes with your students. Your students can insert and review their own notes, highlight the text, search for specific information, and interact with media resources. Using an eBook with Connect Plus gives your...

Words: 219639 - Pages: 879

Premium Essay

The Travel and Tourism Industry

...you will be assessed This unit is assessed through an external assessment set by Edexcel. A variety of exercises and activities is provided in this unit to help you develop your understanding of the industry and prepare for the external assessment. After completing the unit you will achieve the following outcomes: ✱ Understand the nature and characteristics of travel and tourism and the travel and tourism industry ✱ Understand the development of the travel and tourism industry ✱ Explain the structure of the travel and tourism industry ✱ Explain the scale of the travel and tourism industry. UNIT 1: THE TRAVEL AND TOURISM INDUSTRY 1 1.1 The nature and characteristics of travel and tourism and the travel and tourism industry What is tourism? Defining tourism is not a simple matter, as it is a complex industry made up of many different businesses, the common theme being that they provide products and services to tourists. The most usually accepted definition of tourism is that provided by the World Tourism Organisation: ‘Tourism comprises the activities of persons travelling to and staying in places outside their usual environment for not more than one consecutive year for leisure, business and other purposes.’ This definition includes the word ‘staying’ and suggests that tourists stay at least one...

Words: 17515 - Pages: 71